Zlatan Ibrahimovic dhe Romalu Lukaku u përplasën mes tyre në derbin e Kupës së Italisë mes Interit dhe Milanit, sfidë që u luajt më 26 janar dhe u fitua 2-1 nga zikaltrit e Antonio Contes, të cilët siguruan kualifikimin në gjysmëfinale.
Dy sulmuesit kryesorë u acaruan keq me njëri-tjetrin, teksa nuk mungoi përplasja kokë më kokë. Të dy ia hodhën me një gjobë nga klubet përkatëse, që kanë vendosur të kryejnë një gjest të bukur.
Il comunicato di #Milan e #Inter dopo la decisione presa in seguito alle sanzioni per la rissa tra #Ibrahimovic e #Lukakuhttps://t.co/9KHpBwoO8Z
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) April 1, 2021
Si Interi edhe Milani, kanë zgjedhur ta dërgojnë për bamirësi shumë e parave të gjobave të Ibrahimovic dhe Lukakut, një veprim që e lidhin me mbështetjen e “fair-play” në futboll. /abcnews.al