Sherri i vajzave për një djalë, zbulohet shkaku i plagosjes së 20-vjeçares në “Qytetin Studenti”

schedule15:27 - 25 Janar, 2022

schedule 15:27 - 25 Janar, 2022

Një histori rozë për pak i kushtoi jetën një vajze 20 vjeçare mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Ajo u goditi disa herë më thikë nga një 18-vjeçare duke përfunduar mënjehër në spital, ndërsa policia ka shpallur në kërkim këtë të fundit me akuzën e plagosjes me dashje.

Lexo edhe: Sherr mes vajzave në Tiranë, 18-vjeçarja i ngul thikën të resë dhe zhduket

Siç ka mësuar gazetari Aldo Kozarja për abcnews.al, ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në orën 21:30 në zonën e “Qytetit Studenti” ku 18 vjeçarja Martina Z. ka qëlluar disa herë me thikë 20-vjeçaren Aurora G. duke i shkaktuar plagë në dorë dhe pjesën e poshtme të trupit.

Për fat të mirë, plagët nuk kanë qënë të rënda për Aurorën, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Burime nga policia bëjnë me dije se shkak për sherrin ka qenë lidhja me një djalë.

Ky i fundit ishte fillimisht në një raport me njërën nga vajzat dhe më pas me tjetrën, gjë që ka shkaktuar sipas policisë edhe sherrin mes të rejave. /abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!