Sherri i dytë në pak muaj, anglezi godet me kokë shokun e skuadrës

schedule23:59 - 11 Mars, 2020

schedule 23:59 - 11 Mars, 2020

E ardhmja e mesfushorit të Aston Villas, Danny Drinkwater, mbetet një mister, pas një sherri në stërvitje me shokun e tij të skuadrës, Jota. Mesfushori u dërgua në shtëpi të martën pas një grindjeje me shokun e skuadrës Jota në “Bodymoor Heath”.

Me shumë gjasa, anglezi do të gjobitet, por ndonjë dënim i mëtejshëm do të diskutohet ditët e ardhshme. Drinkwater, 30 vjeç, ka bërë 4 ndeshje për Aston Villa që nga ardhja e tij në formë huazimi nga Chelsea në janar, por nuk ka të drejtë të përballet me klubin e tij “mëmë”, në “Villa Park” të shtunën.

Ky është incidenti i dytë që Drinkwater është përfshirë në këtë sezon, pasi ai u fut në një sherr në një klub nate gjatë huazimit të tij te Burnley. Ai ka luajtur vetëm 12 herë për Chelsean në dy sezone, pasi u bashkua nga Leicester në 2017, ku fitoi titullin e Premier League./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!