Reperi i njohur me emrin e artit, Fero, Feronit Shabani, ka dalë sot përpara gjykatës. Ai ka thënë se nuk është në dijeni përse të akuzuarit Shpëtim Cakiqi, Leotrim Krasniqi dhe Adhurim Krasniqi kishin plagosur menaxherin e “On Records”, Mehmet Elshani.
Sipas mediave vendase, Fero ka deklaruar se ditën kritike ka qenë në xhami për të kryer ritet fetare me mikun e tij Ferki Morina dhe disa persona të tjerë dhe se nuk ka pasur ndonjë konflikt me ndonjë nga personat e tjerë, ndërkaq lidhur me plagosjen e ish-menaxherit të tij kishte dëgjuar në lajme.
“Unë jam shku, jam fal dhe pas disa orëve dëgjova që o plagos menaxheri im, Mehmet Elshani, ashtu kam dëgju dhe kam pa në lajme”, tha Shabani.
Kujtojmë që Fero para dy muajsh pati një sherr me producentin dhe menaxherin e njohur, Jetmir Agaj. Reperi dhe truproja e tij dyshohet se kërcënuan me armë Agajn, në studion muzikore të këtij të fundit. Pasi u shpallën në kërkim, reperi dhe truproja u vetëdorëzuan në polici./abcnews.al