Çfarë ndodhi përsëri? Deizi Arapi dhe Marsel Buçi përfundojnë në polici, fillon hetimi për shefin e krimeve

schedule12:10 - 23 Tetor, 2022

schedule 12:10 - 23 Tetor, 2022

Fillon hetim ndaj shefit të krimeve në komisariatin e Devollit, për veprën “kryerja e veprimeve arbitrare”.

Mbrëmjen e djeshme janë shoqëruar në komisariat shtetasja Deizi Arapi dhe shtetasi Marsel Buçi, të përfshirë në konflikt për djegien e makinës së këtij të fundit.

Gjatë konfliktit në komisariat mes palëve, familjarët e Marselit kanë telefonuar deputetin Bledjon Nallbati i cili ka qenë prezent në ambientet e jashtme të komisariatit për tu interesuar për ngjarjen.

Sipas burimeve nga policia, Marsel Buçi pretendon se shefi i krimeve e ka goditur në zyrë, ndërsa është bërë ankesë pranë AMP-së e cila po bën hetime lidhur me këtë rast.

Lexo edhe: Shkrumbimi i makinës në Bilisht, pronari: E bënë motrat Arapi, mesazh të qartë për mua

Mësohet se shefi i krimeve është pezulluar për 3 ditë deri sa të vendoset përfundimisht nga hetimet nëse do të ketë shkelje të tij apo do të rikthehet në punë.

Më 10 tetor Marsel Buçiu iu dogj makina në Bilisht.

Ai është punonjës në karburantin e Bledjon Nallbatit de kauzoi Deizin si përgjegjëse më djegien e maikinës së tij.

Më herët, Buçi ishte akuzuar nga Arapi  për djegien e mjetit të saj të llojit ‘Mercedes Benz”, ngjarje e ndodhur në 25 shtator të këtij viti.

Por më 11 tetor, policia arrestoi Durim Sefën dhe shpalli  në kërkim vëllain e tij, Resmi Sefën, si autorë të djegies së mjetit në pronësi të Marsel Buçit.

Nuk dihet se arsyeja se përse janë shoqëruar në komisariat Buçi dhe Arapi, por kjo e fundit më herët kishte akuzuar deputetin Bledjon Nallbani si përgjegjës për djegien e makinës së saj të dytë.

/Abcnews.al. 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!