Dy persona kanë mbetur të vdekur pas të shtënave me armë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Florida. Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ndodhi pas një përplasje mes disa personave dhe më pas konflikti degradoi në përdorimin e armëve.
Departamenti i Policisë së qytetit Lee Bercaw, njoftoi se qindra njerëz ishin të pranishëm në momentin kur është qëlluar me armë zjarri.
Ndërsa bëhet me dije se një person është dorëzuar në polici dhe se ende nuk dihet se si është gjendja e të plagosurve.
Raportohet se përplasja ka ndodhur mes dy grupeve në një zonë me lokale e clube, sakaq autoritetet po zhvillojnë hetimet pqe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje./abcnews.al/