Sherr tek ‘Media’/ Mark Marku detyron Mirela Kumbaron të largohet nga mbledhja

schedule10:38 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 10:38 - 12 Dhjetor, 2019

Ka nisur me tension senaca dëgjimore me përfaqësues nga Fakulteti i  Gazetarisë, në Komisionin Parlamentar të Medias, për projektligjet e Qeverisë që njihen me emrin “paketa antishpifje”. Profesori i shkencave të komunikimit Mark Marku e ka cilësuar ligjin e propozuar nga qeveria si një turp.

“Çdo përmirësim që mendohet se do të bëhet është vetëm një bashkëpunim në krim. Kemi pasur përfaqësues një ekspert të BE-së që ka hedhur poshtë ligjin. Si mund të bëhet një ligj nga 12 deputetë që i ka kundër të gjithë. Kjo procedurë cënon lirinë e medias, ky është një ligj qesharak. Me këtë ligjin kërkohet shtypja e medias, por kjo tentativë nuk ka për të funskionuar, kemi një përvojë me ato që ato që kanë tentuar të cënojnë mediat”, u shpreh Marku.

Si duket fjala e profesor Markut, nuk i ka pëlqyer ish-ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila komunikonte me anëtaret e komisionit, teksa Mark Marku fliste kundër ligjit.

Marku ka kërkuar vemendjen e znj. Kumbaro, e cila më pas u largua nga mbledhja e komisionit në shenje revolte.

/Abcnews.al