Kosova u mposht nga Sllovenia në Prishtinë dhe ajo humbje nuk është përjetuar mirë. Madje gazetari sportiv, Agim Kasapolli, ka zbuluar edhe një ngjarje të shëmtuar të ndodhur në dhomat e zhveshjes.
Ai është shprehur gjatë emisionit “Pressing” në TV7 se Valon Berisha dhe Edon Zhegrova janë përleshur në dhomat e zhveshjes. Të dy këta lojtarë më pas nuk ishin në ndeshjen e radhës me Greqinë.
FFK doli me njoftim që lojtarët e përmendur më lart, si dhe Arbër Zeneli, për arsye dëmtimi nuk kishin fluturuar me pjesën tjetër të skuadrës drejt Athinës. Tashmë del një tjetër skenar dhe pritet një qëndrim i FFK. /abcnews.al