Një përleshje mes shtatë vajzave të mitura ndodhi mbrëmjen e sotme në Greqi. Një prej tyre goditi me thikë dy të tjera.
Shkaku i sherrit dyshohet të ketë qenë xhelozia mes tyre, ndërsa nuk bëhen të ditura të tjera detaje.
Mediat raportojnë se njëra prej vajzave është plagosur në këmbë ndërsa tjetra ka marrë plagë në bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia shkoi në vendin e ngjarjes duke vënë në pranga autoren e ngjarjes, e cila u dërgua pranë departamentit të të miturve. m.v/abcnews.al