Sherr për tokat, përplasen me makinë dhe qëllohen me njeri-tjetrin babai dhe vëllezërit

schedule10:10 - 28 Janar, 2021

schedule 10:10 - 28 Janar, 2021

Babai dhe 4 djemtë e tij u plagosën gjatë një përleshjeje për çështje toke në Mardin të Turqisë.

Mediat raportojnë se ngjarja e rëndë ndodhi për shkak se të afërmit po grindeshin për një copë tokë, por situata u rëndua duke çuar në përdorimin e armëve, përcjell abcnews.al.

Fillimisht njëri prej personave të përfshirë i përplasi të tjerët me makinë, ndërsa më pas u nxorrën edhe armët e zjarrit.

Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë, por për fat të mire askush nuk ka vdekur edhe pse pamjet janë të frikshme. /abcnews.al