Një përplasje mes disa personave është raportuar ditën e sotme në Kepin e Rodonit. Gazetari Leonidha Musaj tha për ABC se konflikti ka ndodhur mes shtetasi me mbiemër Kaculi i cili ka pronë në hyrje të parkut, dhe mes rojës së parkut të Kepit të Rodonit.
Pas sherrit mes tyre është qëlluar edhe me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake shkak dyshohet se është bërë një certifikatë pronësie, ku të dyja palët pretendojë se kanë pjesë në një tokë e cila është park.
Ndërkohë policia e Durrësit njofton se janë shoqëruar palët e përfshira në konflikt. Ndërsa kallëzimet në prokurori janë kryer prej disa vitesh, konflikti mes tyre është i përsëritur.
/abcnews.al/