Një sherr mes të rinjve është regjistruar ditën e djeshme në Yrshek të Tiranës.
23-vjeçari F.N., është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë materialet janë referuar në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për 4 persona të tjerë, pjesëmarrës në konflikt.
Informacion- Më datë 21.05.2021, është bërë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit F. N., 23 vjeç, pasi dyshohet se ditën e djeshme në fshatin Yrshek gjatë një konflikti për motive pronësie ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për 4 shtetas të tjerë, pjesëmarrës në konflikt.
/abcnews.al/