Sherr për përdorimin e banjës, 17-vjeçari shqiptar plagos me thikë bashkëmoshatarin në Itali

schedule14:05 - 20 Korrik, 2022

schedule 14:05 - 20 Korrik, 2022

Një 17-vjeçar me origjinë shqiptare ka sulmuar dhe goditur me thikë një bashkëmoshatar në zonën e Bolognese.

Sipas asaj që është rikonstruktuar, sherri mes të dyve ka lindur për përdorimin e banjës.

Në një moment shqiptari ka marrë thikën nga dhoma e tij dhe ka sulmuar djalin tjetër duke e goditur në dorën e majtë, shkruan Ansa.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Bazzano ku po merr trajtim mjekësor.

Sipas medieve italiane të rinjtë banojnë në një strehë për të mitur të pashoqëruar.

Ndërkohë 17-vjeçari shqiptar i cili deklaroi se e ka hedhur thikën në tualet, akuzohet për armëmbajtje dhe plagosje të rëndë./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!