Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sherr për një vend parkimi/ Tiranë, plagoset me thikë 55-vjeçari, në kërkim autori (EMRAT)

schedule08:14 - 21 Maj, 2026

schedule 08:14 - 21 Maj, 2026

Një konflikt është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e quajtur “Nisharaku” në kryeqytet, ku për pasojë ka mbetur i plagosur me thikë një 55-vjeçar, pas një konflikti për një vend parkimi.

Armando Minollaj, i cili ka marrë dy plagë në bark, është transportuar në Spitalin e Traumës.

55-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht gjendja e tij paraqitet stabël.



Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar, 38-vjeçari Enton Nushaj dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!