Sherr për motive banale, plagoset pronari i lokalit

schedule09:55 - 8 Dhjetor, 2017

schedule 09:55 - 8 Dhjetor, 2017

Gjatë ditës së enjte, në spitalin e Vlorës ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore një person i plagosur me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë pranë ambienteve të Spitalit dhe nga verifikimi ka rezultuar se D.C., 51 vjeç, është plagosur në këmbë, me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta në lokalin e tij në lagjen ”Uji i Ftohtë” prej shtetasit E.V., 46 vjeç, klient në lokal.

Policia ka bërë menjëherë shpalljen në kërkim të E.V., dhe po punon për kapjen e ndalimin e tij si edhe për zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!