EMRI/ Sherr për kamerat e sigurisë, një i vdekur në Vlorë

schedule11:03 - 29 Prill, 2020

schedule 11:03 - 29 Prill, 2020

Një 60 vjeçar ka mbetur i vdekur në Vlorë pas një sherri me sende të forta me fqinjin  e tij. Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 10:04 në lagjen “11 janari” në Vlorë ku dy shtetas janë konfliktuar mes tyre për çështje pronësie.

Gjatë sherrit me sende të forta ka mbetur i dëmtuar rëndë Bujar Mehmetaj 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë më pas në spital. Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes si Jurgen Lecaj.

Gazetaria Elton Nika raporton se dyshohet që autori ta ketë goditur viktimën me një shkop bejsbolli dhe sherri ka nisur për shkak të vendosjes së kamerave të sigurisë në shtëpinë e tij, gjë e cila ka shqetësuar fqinjin. Në debat e sipër gjakrat janë nxehur duke çuar në përdorimin e një sendi të fortë duke rezultuar në vdekjen e Mehmetajt.

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 10:04, pranë një karburanti në lagjen “11 Janari” Vlorë, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie midis 2 shtetasve (fqinjë) ka mbetur i dëmtuar rëndë shtetasi B.M., 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe arrestimin e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!