Një konflikt për motive të dobëta ka ndodhur ditën e djeshme në një lokal në Këlcyrë, ku një 39-vjeçar ka goditur me sende të forta një 47-vjeçar. Ky i fundit ka përfunduar në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, sot blutë kanë bërë të mundur arrestimin e 39-vjeçari.
Njoftimi i Policisë:
Goditi me sende të forta një shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.
Shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë arrestuan në flagrancë shtetasin N. C., 39 vjeç, banues në Gjirokastër.
Ditën e djeshme, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në një lokal në Këlcyrë, shtetasi N. C. ka goditur me sende të forta shtetasin Gj. D., 47 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al