Sherr në Pogradec, i riu goditet me grushte e sende të forta nga 4 persona

schedule10:14 - 26 Dhjetor, 2021

schedule 10:14 - 26 Dhjetor, 2021

Një konflikt me grushte dhe sende të forta ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Pogradec-Blacë. Njoftohet se sherri nisi në afërsi të një një karburanti në fshatin Podgorie, ku katër persona kanë goditur me sende të forta dhe grushte një 22-vjeçar banues në Pogradec.

I riu po merr kujdes shëndetësor në spital ndërsa specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për veprën “Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim dhe po punojnë për kapjen e B. S., 30 vjeç; M. Xh., 28 vjeç; E. Xh., 29 vjeç dhe Dh. B., 26 vjeç. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!