Policia ka zbardhur plagosjen e rëndë me mjete të forta të një 44-vjeçari në Orikum. Burime bëjnë me dije se gjithçka ka nisur pas një sherri mes 44-vjeçarit dhe tre të rinjve, i cili ka degjeneruar edhe në përdorimin e sendeve të forta.
Abcnews.al mëson se mes 44-vjeçarit dhe tre të rinjve ka patur një përplasje për probleme pronësie, e cila zgjat prej disa vitesh, ndërsa sherret e kësaj natyre kanë qenë të vazhdueshme.
I plagosuri gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka arrestuar për ngjarjen në fjalë Denaldo Harizajn, 22 vjeç, Dejvi Imerajn, 23 vjeç dhe Klodjan Parajn 24 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. /abcnews.al