Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur në një restorant në Vlorë. Mësohet se një i mitur 17-vjeçar ka goditurme thikë një 38-vjeçar, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Ndërkohë, raportohet se aktualisht 38-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekim në spitalin e qytetit. Ndërkohë, i mituri është shoqëruar në komisariat.
Njoftimi i Policisë:
Sot, rreth orës 19:30, në lagjen “Pavarësia”, në vendin e quajtur “Aleksandria”, në një restorant, dyshohet se shtetasi i mitur 17 vjeç, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin 38 vjeç, banues në Vlorë (me probleme të shëndetit mendor), i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al