Sherr në një motel në Kosovë, makina përplas çiftin e ri, dyshimet e policisë

schedule08:50 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 08:50 - 8 Dhjetor, 2022

Një 29-vjeçar është përplasur nga një automjet, teksa ishte me të dashurën e tij në makinë.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në afërsi të një moteli në periferi të Prishtinës. Mediet në Kosovë shkruajnë se 29-vjeçari është përplasur qëllimisht nga makina. Ai ka marrë lënime të rënda trupore.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se lidhur me rastin kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Rasti u zbulua pas denoncimit të 29-vjeçar-it, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Sipas informacioneve të para, in riu është goditur nga i dyshuari me veturë teksa ndodhej te automjeti i tij, bashkë me të dashurën në motelin Flamingo në Çagllavicë. Konfliktit mes tyre dyshohet se i ka parapritë një zënkë verbale që palët kishin pasur gjatë ditës së djeshme, te një motel tjetër.

Kjo siç duket e shtyu të dyshuarin t’i lajë hesapet dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes në një drejtim të panjohur, teksa viktima pas raportimit të rastit është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve për të zbuluar rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja./abcnews.al.