Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sherr në një lokal në Tiranë, plagoset 35-vjeçari

schedule14:39 - 2 Maj, 2025

schedule 14:39 - 2 Maj, 2025

Tiranë- Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se së bashku me një tjetër shtetas ende të paidentifikuar, gjatë një konflikti kanë goditur me mjet prerës një 35-vjeçar.

Konflikti sipas policisë ka nisur në një lokal në rrugën “Zydi Herri”, për motive të dobëta. I plagosuri është në spital, në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit 28 vjeç, 46 vjeç dhe 27 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi 47 vjeç, për moskallëzim të këtij krimi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 shpallën në kërkim shtetasin 30 vjeç, pasi dyshohet se së bashku me një shtetas ende të paidentifikuar, në një lokal në rrugën “Zydi Herri”, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet prerës, shtetasin 35 vjeç, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit 28 vjeç, 46 vjeç dhe 27 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi 47 vjeç, për moskallëzim të këtij krimi. Po punohet për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në këtë rast”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!