Sherr në Kolonjë, ndërhyn policia, 41-vjeçari kundërshton me dhunë efektivët

schedule08:43 - 11 Prill, 2021

schedule 08:43 - 11 Prill, 2021

Një person është arrestuar në Kolonjë dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë pas një sherri dhe kundërshtimit të efektivëve të policisë.

I arrestuari është O. M., 41 vjeç, banues në Ersekë me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës, kundër shëndetit të personit dhe kundër autoritetit të shtetit, në gjendje të lirë u procedua A. A., 20 vjeç, banues në fshatin Taç, Kolonjë.

Dy personat në fshatin Rehovë u përfshinë në një konflikt fizik me V. Sh. dhe gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit, O. M. 41-vjeç ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme./ db/ Abcnews.al