Sherr në Gjirokastër, plagoset me thikë 60-vjeçari

schedule13:18 - 12 Prill, 2021

schedule 13:18 - 12 Prill, 2021

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Gjirokastër. Siç raporton gazetari Orges Sako i lënduari është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pazari i Vjetër”, ku pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 57 vjeç ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin I. R., rreth 60 vjeç.

Uniformat blu kanë kapur autorin, i cili është shoqëruar në ambientet e komisariatit.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 13:10, në lagjen “Pazari i Vjetër”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin I. R., rreth 60 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe bënë të mundur kapjen e autorit, të cilin po e shoqërojnë për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, për të vijuar me procedurat e mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al