Vrasje me armë zjarri në Durrës. Mbrëmjen e sotme një person ka humbur jetën në qytetin bregdetar, pasi u qëllua me armë zjarri.
32 vjeçari Jetmir Bregu i njohur edhe me emrin Ilir Kuçi pas një sherri të çastit në orën 17:20, në lagjen nr.16 “u qëllua me armë zjarri në këmbë” thotë policia.
I riu u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagës duke ndërruar jetë.
Policia ka shoqëruar disa persona që ndodheshin në vendin e ngjarjes ndërsa thekson se ka ngritur disa pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit./ db/Abcnews.al