Sherr në çift për fëmijën në Elbasan, arrestohet 50 vjeçari

schedule12:01 - 18 Gusht, 2020

schedule 12:01 - 18 Gusht, 2020

Një 50-vjeçar me iniciale N.Ç. nga Belshi është arrestuar nga policia pasi ka penguar punonjësit e Zyrës së Përmbarimit në Elbasan për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor.

Ai ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes për ta penguar që t’i marrë kujdestarinë e fëmijës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale, “Dhunë në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës “.

“Pengoi punonjësit e Zyrës së Përmbarimit për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor, ushtroi dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes si dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë, vihet në pranga nga Policia 50-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasin:

N.Ç., 50 vjeç, banues në Belsh, pasi në lagjen ‘Kongresi’, Elbasan, ka penguar punonjësit e Zyrës së Përmbarimit Elbasan dhe gjatë ekzekutimit të vendimit gjyqësor,  ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij duke e penguar në marrjen e kujdestarisë së  fëmijës.

Gjithashtu ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë në krye të detyrës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale, “Dhunë në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës “, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!