Një sherr mes të rinjve ka degraduar në përdorimin e thikës. Sipas policisë, gjatë një konflikti të ndodhur mes dy personave në Gjirokastër, një 29-vjeçar ka goditur me thikë një shtetas tjetër, 21-vjeç.
Si pasojë e plagëve, 21-vjeçari është transportuar në spitalin e Traumës për trajtim mjekësor.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e 29-vjeçarit. Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/