Sherr mes shqiptarit dhe nigerianëve, reagon Salvini: Largoni banditët

schedule09:11 - 18 Prill, 2019

schedule 09:11 - 18 Prill, 2019

Një emigrant shqiptar në Itali u përfshi në një sherr me thika me dy nigerianë ditën e mërkurë. Ngjarja ndodhi në një vend të populluar, në lagjen “Gad” të qytetit të Ferrara-s.

Mediat italiane shkruajnë se gjatë përleshjes, ata shkaktuan panik mes banorëve që gjendeshin aty. Për pasojë, dy prej tyre mbetën të plagosur dhe të shtrirë në tokë siç duket nga pamjet. Ata u dërguan menjëherë në spital për të marrë ndihmën e menjëhershme mjekësore.

Por ky rast tërhoqi edhe vëmendjen e ministrit të Brendshëm italian, Matteo Salvini. Në një postim në rrjetet sociale, ai bëri publike foto nga vendi i ngjarjes, që prej disa kohësh është kthyer në një bazë për kriminelët.

“Përleshje e madhe me thikë mes një shqiptari dhe 2 nigerianëve në lagjen Gad të Ferrara-s. Më 3 Maj do të jem në qytet dhe në orët në vijim do t’u kërkoj të gjithë prefektëve që të nxjerrin një plan për të larguar banditët në qytet. Atë që nuk e bëjnë dot kryebashkiakët, e bëjmë ne“”, shkruante ai në Twitter.


Lagja “Gad”, edhe pse një zonë shumë e populluar në zemër të provincës Ferrara, është një nga zonat më të degraduara të qytetit. Prej shumë vitesh aty kanë ardhur emigrantë, shumica e të cilëve nigerianë, të cilët merren me shpërndarje të lëndëve narkotike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!