Disa persona janë përfshirë në një sherr ditën e sotme afër shkollave të mesme në Gjilan.
Nga sherri ka mbetur i lënduar një person i cili ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa të përfshirë kanë qenë 6 persona. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju njoftoj se Sot me datë 17.06.2022 policia e Kosovës kanë pranuar një informate për një rrahje këtu në Gjilan. Të për fshirë në rrahje janë 6 persona njëri nder ta ka pranuar tretman mjeksor, policia e Kosovës nga stacioni ipolicor në Gjilan fillimisht i ka arrestuar personat e involvuar në këtë rast , dhe të njejtit janë intevistuar në bazë të procedurav ligjore. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit”, tha Hashani.