Sherr mes komshijve në Pogradec, plagoset një person

schedule16:58 - 24 Gusht, 2020

schedule 16:58 - 24 Gusht, 2020

Një konflikt i çastit mes komshijve ka përfunduar me një të plagosur në Pogradec pasditen e sotme.

Burime bëjnë me dije për abcnews.al se një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti të çastit, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr ndihëm mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zagorçan, ku mësohet se rreth orës 16:45, është marrë njoftim se në fshatin Zagorçan, gjatë një konflikti për motive të dobëta F. Ç., banues në këtë fshat, ka dëmtuar me mjet prerës D. R., rreth 30 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të plagosjes, i cili po shoqërohet në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i policisë: 

Plagosi me mjet prerës një shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, por falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe arrestohet menjëherë autori i dyshuar.

Më datë 24.08.2020, rreth orës 16:45, është marrë njoftim se në fshatin Zagorçan, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi F. Ç., banues në këtë fshat, kishte dëmtuar me mjet prerës shtetasin D. R., rreth 30 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit dhe reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, i cili po shoqërohet në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!