Sherr mes kapitenit dhe trajnerit te Roma, afrimi i fundit pozitiv me COVID

schedule13:20 - 23 Janar, 2021

schedule 13:20 - 23 Janar, 2021

Kapiteni i Romës, Edin Dzeko, po kthehet sërish një çështje në klubin kryeqytetas. Boshnjaku është lënë jashtë ekipit për sfidën e sotme kundër Spezias për shkak dëmtimi, por sipas raportimit të “Sky Sport”, arsyeja është një tjetër. Bëhet fjalë për marrëdhënien jo të mirë të lojtarit me trajnerin Fonseca, të cilët përplasen sërish mes tyre pas zënkave në verë.

Kur ka mbetur dhe një javë nga përfundimi i merkatos së janarit, Juventusi e ka kthyer sërish vëmendjen tek 35-vjeçari. Në merkaton e verës ky transferim nuk ndodhi, edhe pse lojtari kishte gjetur akordin me klubin torinez. Për shërbimet e Dzekos i interesuar është edhe Interi, por bardhezinjtë janë pak më të avantazhuar.

 

Ndërkohë, nga ana tjetër rikthimi i El Shaarawyt tek Roma është një marrëveshje e mbyllur. “Faraoni” pritet të kryejë vizitat mjekësorë gjatë ditës së sotme, por ai nuk është paraqitur për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Te Roma kanë dalë pozitivë edhe dy anëtarë të stafit me Covid-19. Kujtojmë që 28-vjeçari do të transferohet në kryeqytetin italian si një lojtar i lirë. Italiani pritet të firmosë për dy vite e gjysmë dhe do të fitojë plot 3.5 milionë euro në sezon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!