Korçë -Një sherr mes gjimnazistëve ka përfunduar keq në Korçë. Në këtë sherr raportohet se janë përfshirë tre nxënës, ku dy prej tyre kanë përfunduar në spitalin e Korçës ndërsa i tret ndodhet në komisariatin e policisë.
Dyshohet se ka qenë pikërisht nxënësi i cili aktualisht është në policia, ai që ka nisur sherrin dhe ka dëmtuar fizikisht dy të tjerët.
Njoftimi i policisë:
Mesditën e sotme, jemi njoftuar se në lagjen nr. 17, Korçë, në ambientet e një shkolle të mesme, janë përfshirë në një konflikt tre nxënës, të cilët për pasojë kanë marrë dëmtime fizike. Dy prej tyre, aktualisht po marrin mjekim në Spitalin e Korçës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar i ngjarjes, (me dëmtime të lehta) ndodhet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/