Sherr mes familjarëve në Kamzë, disa të plagosur

schedule21:19 - 25 Dhjetor, 2022

schedule 21:19 - 25 Dhjetor, 2022

Një konflikt ka ndodhur mes disa familjarëve në Kamzë mbrëmjen e sotme dhe si pasojë disa persona kanë mbetur të plagosur.

Policia bën me dije se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Fatjon Luca, ka goditur me mjet prerës kushuririn e tij, shtetasin Hafuz Troci. Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta dhe familjarët e dy palëve të konfliktit, shtetasit M. L., B. C., dhe një 15-vjeçar.

Të plagosuri ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është shoqëruar në komisariat.

Burime bëjnë me dije se sherri ka nisur për shkak të një borxhi të vjetër prej një mijë eurosh. Për t’u marrë në pyetje janë thirrur 20 persona në komisariat, familjarë të personave të përfshirë në sherr.

Njoftimi i policisë:

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 25.12.2022, në Bathore, në lagjen nr. 6, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. L., ka goditur me mjet prerës kushuririn e tij, shtetasin H. T. Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta dhe familjarët e dy palëve të konfliktit, shtetasit M. L., B. C., dhe një 15-vjeçar.

Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!