FIER– Mëngjesin e kësaj të premte, në ambientet e shkollës së mesme Cakran, dy nxënës janë konfliktuar fizikisht me njërin-tjetrin.
Njëri prej tyre ka goditur me thikë në krah bashkëmoshatarin duke i shkaktuar plagë. I mituri u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjekësore dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar, në Komisariat për veprime të mëtejshëm autorin si dhe kanë sekuestruar thikën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./abcnews.al