Sherr mes bandave shqiptare në Belgjikë, vritet një grua 43-vjeçare

schedule17:59 - 11 Qershor, 2018

schedule 17:59 - 11 Qershor, 2018

Një përleshje e dhunshme mes bandave rivale është verifikuar në një qytezë të Belgjikës, ku për pasojë një grua ka humbur jetën. Mediat lokale që bëjnë të ditur lajmin shkruajnë se protagonistët e episodit kanë qenë emigrantë shqiptarë.

Qyteti i Onsit, në Belgjikë, është tronditur mbrëmjen e së dielës nga një përleshje e dhunshme bandash, që sipas mediave lokale përbëheshin nga shtetas shqiptarë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23 e 30, kur tre makina janë përplasur vullnetarisht me njëra-tjetrën dhe më pas, anëtarët e grupeve kanë dalë dhe janë përleshur me shufra hekuri, shkopa bejsbolli dhe thika. Është dashur një numër i konsiderueshëm agjentësh policie për të ndërhyrë dhe qetësuar situatën, e cila ka lënë një grua të vdekur dhe 4 persona të plagosur lehtë. Mediat lokale bëjnë të ditur se protagonistët e episodit të dhunshëm janë arrestuar, ndërkohë që prokuroria ka nisur një hetim për zbardhjen e motiveve. Ons është një qytet i vogël, me rreth 28 mijë banorë, në rajonin frankofon të Liezhit dhe ngjarja ka tronditur komunitetin lokal. Të ndryshme kanë qenë reagimet në rrjetet sociale, ku komentuesit e kanë cilësuar sa ka ndodhur një dështim të politikës dhe sistemit të drejtësisë për garantimin e sigurisë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!