Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, procedohen dy prej tyre

schedule11:12 - 2 Prill, 2022

schedule 11:12 - 2 Prill, 2022

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht dy adoleshentë në kryeqyt pasi kanë rrahur një bashkëmoshatarin e tyre. Burime zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 16 vjeçar dhe një 17 vjeçar, të cilët rrahën një tjetër adoleshent për motive të dobta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasit e mitur D. B., 16 vjeç dhe D. Ç., 17 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, një bashkëmoshatar të tyre”, njofton policia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!