Një 11-vjeçar është sulmuar me thikë nga një 14-vjeçar mbrëmjen e djeshme, 25 korrik në Reçan të Prizrenit në Kosovë.
Express raporton se rasti në polici është trajtuar si “lëndim i rëndë trupor”.
Mësohet se i lënduari pasi ka shkuar në shtëpi, pasi ka marrë fillimisht ndihmë mjekësore në spital.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Fsh. Reçan, Prizren 25.07.2022 – 21:30. I dyshuari mashkull kosovar i mitur i moshës 14 vjeçare ka goditur me thikë viktimën mashkull kosovar të moshës 11 vjeçare. Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor, pas marrjes së ndihmës së parë viktima është liruar në shtëpi. Nuk raportohet motivi i incidentit. Thika me të cilën është kryer vepra nuk është gjetur. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit palët lirohen në procedurë të rregullt.
/abcnews.al/