Një sherr me thika shpërtheu të hënën në tregun e Krishtlindjeve në Dortmund pasi dy grupe personash u grindën për një këngë Krishtlindjeje. Sipas Bild, kënga që shkaktoi konfliktin është ‘Oh Du Fröhliche’. Detaje të tjera të konfliktit nuk dihen.
Policia kontrolloi disa persona, por askush nuk u arrestua. “Policët kanë marrë armën e përdorur në sulm, të lënduarve iu është dhënë ndihma emergjente dhe dy janë transportuar në spital”, njofton policia lokale.
Siç shkruan Bild, plagët nuk ishin kërcënuese për jetën dhe njëri nga dy burrat u mbajt gjatë natës në spital për vëzhgim.
Disa të afërm të shqetësuar shkuan në spital, por policia arriti të qetësonte me shpejtësi situatën.
“Nuk është ende plotësisht e qartë pse ka ndodhur përshkallëzimi”, tha zëdhënësi i policisë, duke shtuar se supozohet se ka qenë diçka e parëndësishme që ka shkaktuar një sherr mes familjeve./abcnews.al