Tiranë- Një i mitur ka mbetur i plagosur me thikë te ish-Nisheraku në Tiranë. Sipas policisë ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:50, në një lokal ka pasur një konflikti të çastit.
Dy djem të mitur 16-vjeçar me iniciale E. Zh dhe A. A., kanë goditur me mjet prerëse (thikë), bashkëmoshatarin e tyre, G. R., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.09.2021, rreth orës 15:50, te ish-Nisheraku, dyshohet se në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dy shtetas të mitur 16-vjeçar me iniciale E. Zh dhe A. A., kanë goditur me mjet prerëse (thikë), bashkëmoshatarin e tyre, shtetasin G. R., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e autorëve të dyshuar, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/