POGRADEC- Në Pogradec një 23-vjeçar është konfliktuar për motive të dobëta me një person tjetër.
Si pasojë e konfliktit 23-vjeçari është lënduar me thikë, i cili pas ndihmës mjekësore është paraqitur në Komisariat dhe ka bërë kallëzim.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes./abcnews.al