Dy të rinj u plagosën në një lokal në Tiranë, nga dy persona të tjerë, pas një konflikti që solli edhe përdorimin e thikave.
Shtetasit K. S., 27 vjeç dhe K. S., 31 vjeç u goditën me thikë nga R. H., 28 vjeç, i cili u arrestua dhe B. S., 42 vjeç, i cili u procedua në gjendje të lirë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin R. H., 28 vjeç, si dhe nisi procedimi penali në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete prerëse shtetasit K. S., 27 vjeç dhe K. S., 31 vjeç. Gjithashtu, shtetasi B. S. ka dëmtuar tavolinat e lokalit ku ndodhi konflikti”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al