Një i ri është shpallur në kërkim në Gjirokastër, pasi goditi me thikë një 21 vjeçar. Personi që është shpallur në kërkim është A. S. 25 vjeç banues në lagjen “Kordhocë” fshati Lazarat.
Sipas policisë ai qëlloi me thikë E. M. 21 vjeç, banues në Gjirokastër, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. I plagosuri është transportuar në spital, ndërsa autori është në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./ db/Abcnews.al