Një 20-vjeçar u godit me thikë nga tre persona pas një konflikti. Ngjarja ndodhi në lagjen 18 në Durrës, afër një lavazhi.
Sipas policisë, i plagosuri është Elvis Metaj, banor i qytetit të Durrësit, kurse autorët janë identifikuar nga policia.
Uniformat blu janë vënë në kërkim të një 46-vjeçari dhe dy të rinjve, të cilët dyshohet se plagosën me thikë 20-vjeçarin Metaj.
Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ende nuk ka zbardhur motivin e ngjarjes./abcnews.al