Sherr me thika mes të rinjve në Lushnje, dy përfundojnë në spital, pranga 17 vjeçarit

schedule09:35 - 6 Janar, 2022

schedule 09:35 - 6 Janar, 2022

Dy të rinj në Lushnje kanë përfunduar në spital pas një sherri me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënder Libohova”, ku një 17 vjeçar ka goditur me mjet prerës dy të rinjtë 20 dhe 18 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 17 vjeç, banues në Lushnjë, pasi pasditen e djeshme, në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasit K. N., 20 vjeç dhe E. S., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”.

Një 47 vjeçar është arrestuar për dhunë ndaj kushëririt për motive pronësie.

“Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi I. T., 47 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnjë, pasi për motive pronësie ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj kushëririt të tij, shtetasit B. T., 44 vjeç”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!