Sherr me thika mes të miturve në Kamzë, policia në kërkim të 13-vjeçarit që plagosi me thikë një 15-vjeçar

schedule10:24 - 8 Shtator, 2022

schedule 10:24 - 8 Shtator, 2022

KAMZË – Një sherr me thika ka ndodhur ditën e sotme mes dy të miturve në Kamzë.

Policia njofton se konkretisht një 13-vjeçar ka goditur me grushte dhe mjet prerës një 15-vjeçar.

Fatmirësisht 15-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka nisur kërkimet për të kapur autorin 13-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e një 13-vjeçari, pasi ka goditur me grushte dhe mjet prerës një 15-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/abcnews.al/