EMRAT/ Sherr me thika mes dy të rinjve në Rrëshen, përfundojnë të dy në spital

schedule11:28 - 21 Prill, 2023

schedule 11:28 - 21 Prill, 2023

Dy të rinjtë, Kledi Kaçi dhe Napolon Gjoka kanë plagosur njëri-tjetrin me thikë pas një debati banal që kanë pasur mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutave në Rrëshen në shtëpinë e njërit prej të plagosurve.

Sipas burimeve të rinjtë  pasi kanë debatuar kanë përdorur thikat, për pasojë kanë mbetur të plagosur.

Të dy janë transportuar në spitalin e Rrëshenit dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Mirditë / Informacion paraprak

Në Rrëshen, shtetasit N. Gj. 19 vjeç dhe K. V. 20 vjeç ( kushërinj), dyshohet që për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht si dhe kanë plagosur me mjet prerës (thikë) njëri – tjetrin.

Si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ndodhen në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!