Një sherr me sende të forta ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Policia njofton se rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut janë zënë me sende të forta 2 persona, identitetet e të cilëve ende nuk bëhen me dije. Si pasojë të dy kanë përfunduar në spital.
“Më datë 27.03.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, si pasojë e një konflikti janë dëmtuar me mjete të forta shtetasi M. D., dhe S. S., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve“, thotë policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al