Një sherr me sende të forta ka ndodhur mesditën e sotme në Përmet pas një konflikti për motive banale.
A. J., 38 vjeç dyshohet se ka goditur me sende të forta A. J., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore.
“Rreth orës 13:45, në qytetin e Përmetit, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A. J., 38 vjeç, banues në Përmet dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin Ll. J., 43 vjeç, banues në Leskovik, i cili u transportua për në spitalin e Përmetit, ku po merr ndihmën mjekësore.
Autori i dyshuar, shtetasi A. J. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme”, njofton policia. /Abcnews.al