Sherr me sende te forta në një fshat të Vlorës, një person i lënduar

schedule22:25 - 23 Maj, 2020

schedule 22:25 - 23 Maj, 2020

Një konflikt i dhunshëm raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Vlorë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Oshëtimë të Vlorës, ndërsa ka mbetur i lënduar një person, i cili dyshohet të jetë goditur me shkop. Paraparkisht, mendohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Autori i ngjarjes është ndaluar ndërsa i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi ka marrë dëmtime të lehta.

Po punohet për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes. /abcnews.al/