Sherr me grushte dhe thikë, dy të plagosur në Tiranë për 25 minuta

schedule19:50 - 4 Prill, 2021

schedule 19:50 - 4 Prill, 2021

Brenda një harku kohor prej 25 minutash janë regjistruar dy plagosje në Tiranë.

Rreth orës 18:50, tek ish-Stacioni i Trenit, në afërsi të një lokali, persona ende të paidentifikuar pas një konflikti të çastit, sipas policisë për motive të dobëta, kanë goditur me thikë një person me inicialet E. K., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë që 25 minuta më pas, rreth orës 19:15, në bulevardin “Migjeni”, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me grushte një person me inicialet B. K. dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

 

Policia njofton se grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarje si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve./ db/ Abcnews.al